Digjet në orët e para të mëngjesit makina e një 20-vjeçareje në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 dhe sipas burimeve zyrtare, shkak është bërë një shkëndije elektrike.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





