TIRANE,27 tetor 2013 – Një automjet tip Ford me targë AA 615 EB është djegur sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes pranë sheshit “Skënderbej”, kur flakët kanë përfshirë të gjithë automjetin, i cili brenda pak minutash është djegur tërësisht.
Automjeti është vënë re nga kalimtarët, të cilët kanë nxituar të njoftojnë policinë, e cila rrethoi vendin e ngjarjes. Sipas policisë, nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, teksa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik.
http://www.balkanweb.com/kronike/2778/tirane-digjet-nje-automjet-prane-sheshit-skenderbej–foto-155696.html





