Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në qendër të Shkodrës. Godina ndodhej pranë poliklinikës së qytetit, ndërsa kati i parë i saj shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë ka qenë i pabanuar.
Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.





