Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së djeshme.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit I.H., vjeç 46, në lagjen nr.2.
Si pasojë e zjarrit, janë djegur orendi shtëpiake, ndërsa nuk bëhet me dije për persona të lënduar.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se zjarri në banesë është shkaktuar aksidentalisht.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





