Mbrëmjen e kaluar është përfshirë nga flakët një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambientet e brendshme, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lekas- Korçë.
Sipas banorëve, dyshohet që viktima mund të ketë qenë një endacak i cili vërtitej në zonë dhe konsumonte pije alkoolike. Shtëpia ka qenë e pabanuar dhe mendohet se ai mund të këtë hyre brenda saj në gjendje të dehur dhe të ketë ndezur zjarr, çka ka bërë që banesa të përfshihet nga flakët.
NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak.
Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambientet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





