KRUJE– Një e moshuar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pas përshirjes nga zjarri të banesës ku jetonte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Burakë të Krujës, ku 95-vjecarja Zoje Prama ka humbur jetën, pasi djegies së banesës, në të cilën jetonte e vetme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë soba e druve, por nuk përjashtohet as mundësia e shpërthimit të ndonjë bombule gazi, të cilën e moshuara e përdorte.





