“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05.45, në rrugën Maminas-Gjiri i Lalëzit, në fshatin Bilalas, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit Nj. M. banues në Durrës”,njofton policia e qytetit bregdetar.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja, që ka shuar flakët.

Policia dhe zjarrfikësja po punojnë për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.