Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në oborrin e banesës së shtetasit B.V., në Krujë

Policia ka shoqëruardisa persona në komisariat dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2021, rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.