Një autmojet tip “BMW” është djegur ditën e sotme.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës, ku mjeti në pronësi të shtetasit Everest Mecorapaj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është djegur pjesërisht.
Nga kqyrja paraprake e automjetit policia dyshon për një zjarrëvënie të qëllimshme, ndërkohë qe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vetë pronari i mjetit, i cili ka edhe nje biznes në Vlorë, një dyqan, si dhe merret me shitblerje automjetesh, gjatë dëshmisë së tij në polici ka thënë se nuk ka asnjë dijeni për shkakun. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.





