27 maj 2015 – Një 20-vjeçare u dogj e gjallë nga militantët e Shtetit Islamik pasi ajo refuzoi që të merrte pjesë në një akt seksual ekstrem.
Kështu bëri të ditur një zyrtare e OKB-së për Dhunën Seksuale në Konflikte, e cila thotë se qindra femra janë rrëmbyer nga xhihadistët, të cilët i dërgojnë ‘virgjëreshat më të bukura’ në tregjet e skllevërve në qytetin sirian, Raka.
Atje shiten si objekte seksuale për ofertën më të lartë. Shumë prej tyre zhvishen dhe i nënshtrohen testeve të virgjërisë përpara se të dalin në ankand, bëri të ditur Zainab Bangura.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/