TEPELENE – Forumi “Djemtë e Gjirokastrës, Labërisë, Përmetit, Sarandës dhe Delvinës” ka reaguar ndaj deklaratave të partisë greke "Agimi i Artë", bërë disa ditë më parë, ku fyheshin dhe përçmoheshin shqiptarët, duke djegur përballë memorialit të Ali Pashë Tepelenës flamurin e partisë nacionaliste greke "Agimi i Artë". 

Përmes një deklarate, ky forum nënvizon se: "Shqiptari vepron si dikur me kapedanët e Labërisë dhe Gjirokastrës, të cilët “Agimi i Artë’ i quan kaçakë. Njëkohësisht anëtarët e këtij forumi shprehen se rreshtohen krah vëllezërve në Luginën e Preshevës dhe në rast se Serbia do të djegë lapidarin e dëshmorëve ata deklarojnë se 100 djem nga jugu do të nisen drejt Preshevës.