Digjet furgoni në pronësi të një gruaje në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se është djegur mjeti furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetases Ll.Ll., 51 vjeçe, banuese në Durrës.
Ai ka qenë në Portoromano, në vendin ku hidhen mbeturinat e qytetit, ku ka marrë flakë aksidentalisht.
Policia e ka vlerësuar ngjarjen si aksidentale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës.





