Një mjet transporti tip furgon është djegur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në rrugën rurale Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kashtbardhë.
Furgoni i drejtuar nga Andrea Pepa, i cili udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij është djegur totalisht sapo ka dalë nga fshati kashtëbardhë në drejtim të Fiersheganit.
Burrë e grua kanë shpëtuar për mrekulli, pasi drejtuesi i mjetit vuri re tymin që dilte nga kroskoti. Ai ka ndalur mjetin menjëherë dhe kuptoi që ishte përfshirë nga flakët.
Sipas zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje, shkak ka qenë një problem në rrjetin elektrik të furgonit dhe më pas zjarri ka djegur gjithçka.





