Një furgon është djegur totalisht ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar nga flakët gjatë natës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në lagjen ‘28 Nëntori’. Flakët dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.
Si rrjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon, i cili pasi ka marrë flakë është spostuar dhe ka dëmtuar edhe dy furgonë të tjerë.
Pronari i mjeteve, A. Ribaj, ka treguar se ngjarja është aksidentale. Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.