Një automjet është djegur gjatë natës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Çlirimi" në Elbasan, ku mjeti tip "Porsh" me targa AA 177 TK, në pronësi të shtetasit M.M, 34 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori" është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se makina ishte i parkuar te ish terminali i autobuseve dhe si pasojë e flakëve ështe djegur pjesërisht.
Nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale, pra zjarri të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike.
Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.





