Automjeti i një 29-vjeçareje nga Durrësi është djegur rreth mesnatës së mbrëmshme për shkaqe që janë ende enigmatike.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 12 të Durrësit, ku automjeti tip “Smart” me targa AA 447 LB, i cili ishte i parkuar, është djegur pjesërisht i parkuar. Burimet policore bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetases V.M. 29 vjeçe.
Shkaqet e rënies së zjarrit në automjetin e të resë janë ende të paqarta, nëse ka ndodhur si pasojë e ndonjë defekti elektrik apo kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Specialistët për Krimet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
S.L.