Digjet gjatë natës një makinë në Durrës.

Sipas informacioneve të para, “DurrësLajm” mëson se automjeti tip “Citroen” me targa AA 347 OU ka marrë flakë në rrugicën “Kumini” pranë degës së Postës.

Në orën 2:00 të natës, banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikëset dhe policinë pasi kishin dëgjuar dhe parë djegien e një makine në lagjen e tyre.

Ngjarja paraprakisht dyhohet të jetë aksidentale, pasi automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe mendohet që ndonjë person të ketë hedhur nga lart ndonjë bisht cigareje të pafikur.

Pronari i auomjetiot do të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi zbardhjen e ngjarjes.