Një makinë është djegur gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit. Mjeti në momentin që është djegur ka qenë parkuar në afërsi të banesës.

“Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës” njoftoi policia.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.