Një makinë është djegur në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “24 Maji”.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”,  në pronësi të shtetasit D. Q”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.