Një makinë është djegur gjatë natës në Devoll.
Mjeti tip "Hyundai" në pronësi të shtetasit me iniciale D. A., ishte parkuar para banesës së tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.





