Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip “Range Rover”.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti tip Range Rover është djegur thuajse plotësisht. Mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.

Ky i fundit ka precedent të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.