30 prill 2015 – Një punëtor ka ndërruar jetë në një mëyrë të tmerrshme në Kaliforni, duke u djegur i gjallë brenda një furre.

Jose Melena, 62 vjeç, punonte në një kompani amerikane, ku  përpunoheshin ushqime bimore për t’u konservuar.

Viktima ishte futur brenda në furrën industriale të kompanisë për të cilën kujdesej, dhe ishte bllokuar për dy orë, teksa kolegët e tij mendonin se ai kishte shkuar në tualet.

Për këtë ngjarje të rëndë, prokurori i qarkut ka nisur një procedim penal ndaj dy punonjësve për mosrespektim të kodit të punës, edhe ndaj kompanisë që rrezikon t’i hiqet licenca.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/