PAKISTAN – Për myslimanët Kurani është libri hyjnor, i cili është i paprekshëm. Kështu një burrë, i cili dyshohej se kishte djegur një kopje të tij, është ekzekutuar djegur i gjallë nga një grup njerëzish në Pakistan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të vogël të quajtur Seeta, në provincën Sindh ku mësohet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte kaluar natën në një xhami. Të nesërmen, besimtarët kanë gjetur disa faqe të djegura të Kuranit dhe ai është arrestuar nga policia. Por besimtarët nuk janë mjaftuar me kaq. Një grup i zemëruar personash ka hyrë në komisariat, duke e rrëmbyer atë dhe më pas e kanë djegur të gjallë duke thirrur se Zoti është i Madh.