30 nëntor 2015 – Humb jetën në mënyrë tragjike një 85-vjeçar, i cili është djegur brenda banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Laktesh të Pogradecit, ku policia thotë se trupi i pajetë i Osman Belegut ndodhej në njërën prej dhomave të banesës që u përshi nga flakët.
I moshuari jetonte i vetëm dhe mendohet se ka qenë në gjumë në momentin që flakët kanë përfshirë godinën.
Nga të dhënat paraprake, thuhet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Hetimet nga ana e policisë vijojnë.
/S.L. portali DurresLajm/