Një kazan mbeturinash që ndodhet shumë pranë bashkisë së Durrësit ka marrë flakë paraditen e sotme.
Në videon e mëposhtme shihet tymi që del nga kazani i shkrumbuar. Ndërsa në vendngjarje ndodhen punonjësit e zjarrëfikses të cilët arritën të shuanin flakët dhe të parandalonin ndotjen e ajrit që mund t`u shkaktonte nga djegia e mbetjeve.
Djegia e kazanëve të mbeturinave ndodh shpesh në Durrës, sidomos në sezonin e verës, ku temperaturat janë më të larta dhe zjarri mund të shkaktohet shumë lehtë.





