7 mars 2014 – Dhe telashet nuk kanë të sosur për bisnesmenin shqiptar Sajmir Biti, 27 vjeç. Në vitin 2010 arrestohet nga karabinierët e qytezës së Ventimiljas për shpërndarje droge (400 gramë kokainë e pastër) bashkë me shqiptarët Ferdinand Gjinaj 42 vjeç dhe Rubens Ahmetaj 24 vjeç.

Në 10 janar Sajmiri dhe i jati ishin përleshur me thika për arsye konkurence të pandershme me Xhani Di Fucian,  ish pronar I klubit të natës “Piper”. Gjatë përleshjes mbeti i plagosur Xhani Di Fucia.

Në 19 shkurt të këtij viti kuestori i San Remos urdhëroi mbylljen e Klub Zerro, një lokal i famshëm nate në pronësi të Sajmirit, sepse klubi frekuentohej nga ish të dënuar për krime të ndryshme, sidomos për shpërndarje droge.

Të premten në orën katër të mëngjesit “ Klub Zerro” u përfshi nga flakët. Zjarrfikwsit u detyruan të evakuojnë fqinjët, sepse kishin frikë se flakët e klubit mund të arrinin deri në banesat e tyre. Zjarrfikwsit janë të bindur se bwhet fjalw për zjarrvënie të qëllimshme.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/