Në orët e vona të natës së të enjtes, flakët e zjarrit kanë përfshirë tavolinat dhe karriket plastike në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen nr.15, në Durrës.
Lokali është në pronësi të shtetasit E.B. 30 vjeç, banues në Durrës, i cili ka bërë edhe denoncimin përkatës në polici.
Kjo e fundit ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që I vuri zjarrin ambienteve të jashtme të lokalit.





