Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të marte në fshatin Kakarriq të Lezhës.
Mësohet se magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, u dogj e gjitha.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit te zona e banuar.
Nga raportimet në terren, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç dëme materiale.
Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.