Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” ndërsa makina është në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha, punonjës i Hipotekës së qyteti bregdetar.
“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.





