Automjeti i një personi nga Durrësi ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje në rrugën e Rinasit.

Mjeti është djegur, ndërsa drejtuesi i saj ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

“Më datë 01.06.2018, në rrugën e Rinasit, në fshatin Bërxullë, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues A.Gj., vjeç 38, banues në Durrës”, informon policia.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një defekt në mjet.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.