26 qershor 2015 – Automjeti i komandantit të repartit “Shqiponja” në Tiranë është përfshirë nga flakët, gjatë orëve të natës. Ngjarja u shënua në zonën e ish-Ekspozitës, kur makina ishte e parkuar, dhe nga flakët e zjarrit është përfshirë edhe një automjet tjetër, që ndodhej i parkuar pranë automjetit të komandantit.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri në mjetin e efektivit është i qëllimshëm. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/