Makina që është djegur gjatë natës i përket kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan, Xhevahir Budani (në foto).  Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “5 Maji”. Automjeti i tij tip “Hondai” me targë AA 574 TH ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Vetë Budani është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Xhevahir Budani mban prej pak muajsh postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.