Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në Elbasan. 

Policia e Elbasanit bëri me dije se ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës.

Mësohet se pronari i mjetit është Marius Mema, punonjës i Policisë Kriminale dhe paraprakisht ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante.

Si pasojë e flakëve, mjeti është djegur  pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kjo është makina e 4-t që digjet brenda pak ditësh në Elbasan.