Makina e shefit të seksionit të krimeve në Policinë e Tepelenës, Gentjan Shehu, është djegur në orët e para të mëngjesit.
Automjeti tip “Ford” ka qenë i parkuar poshtë pallatit, ndërsa sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë.
“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (defekt elektrik)”, ka njoftuar policia.





