Zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç, i është djegur makinës në orët e para të mëngjesit, konfirmon Policia e Kosovës.
“Mbrëmë në orën 02:42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviç, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.
Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik, i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut. Ai ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, shkruan Radio Europa e Lirë.