Policia njoftoi se paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Benz”.
Gjithashtu burimet zyrtare bëjnë me dije se nuk ka persona të dëmtuar.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Benz” me targa me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





