Është djegur automjeti në pronësi të një efektivi policie në Lagjen Besëlidhja në Lezhë.

Raportohet se makina e efektivit ka qenë i parkuar, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti është arritur të mos digjet plotësisht.