Një makinë është djegur pas mesnatës në Elbasan. Policia njofton se ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip ‘Audi Q7’, me targë TR 6464M.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çlirimi’, ku mjeti në pronësi të shtetasit A.B., 46 vjeç, është djegur pjesërisht.

Nga hetimet e para, policia dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2018, rreth orës 01:30, në lagjen Çlirim, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B, 46 vjeç, banues në lagjen Çlirimi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.