Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë, në vendin e quajtur “Rruga e re”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “Lirimi”, ku makina e djegur tip “Jeep” me targa AA 295 MX, është në pronësi të 20-vjeçarit Eljot Sulçaj.
Policia thotë se meti mori flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme te motori.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





