Shkrumohet gjate natës një lokal në Shëngjin. Sipas të dhënave paraprake mësohet se lokali që është djegur natën është në pronësi të një punonjësi të prokurorisë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në zonën e Kunë-Shëngjin ku ndodhet edhe lokali, dhe ka nisur hetimet. Mësohet se ne pyetje po merret pronari i lokalit. Nuk ka ende detaje rreth asaj që ka ndodhur.