Një automjet është djegur pjesërisht nga zjarri gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në lagjen “28 Nëntori”.
Makina e djegur tip “Volkswagen”” është në pronësi të punonjësit të policisë së Elbasanit me iniciale E.Gj. Automjeti i tij ishte i parkuar në momentin që u përfshi nga flakët.
Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur nëse rasti është aksidental apo zjarrvënie e qëllimshme.





