27 nëntor 2015 – Dovile Krivickaite, përfundoi në flakë pasi refuzoi të bënte seks me të dashurin e saj.

25 vjeçarja, me origjinë nga Lituania, por që jeton në Angli, u dogj në 24 përqind të trupit pasi i dashuri, Kosar me origjinë nga Somalia, i hodhi benzinë dhe i vuri flakën.

Ai i kishte kërkuar disa herë të bënin seks, por ajo refuzoi.

“Nuk e ndaloja dot. Flakët po përhapeshin me shpejtësi në gjithë trupin. Shihja lëkurën teksa më binte. Mbaj mend që ulërija me sa kisha në kokë, doja të vdisja nga dhimbja”.

I dashuri i saj është dënuar me 16 vite burg.  “Edhe unë jam ndëshkuar. Duhet të jetoj me këto plagë të tmerrshme përgjatë gjithë jetës sime. Ato janë kujtesa e tmerrshme e asaj dite horror”, shprehet 25-vjeçarja.

/portali DurresLajm/