Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes është përfshirë nga flakët një automjet në lagjen nr.14 në Durrës.
Sipas policisë, ka qenë ora 23:15, kur automjeti tip Fiat Punto, në pronësi të një firme, e cila merret me shpërndarjen e kafes është përfshirë nga flakët dhe është djegur.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se automjeti ka qenë i parkuar. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





