Një automjet është djegur aksidentalisht rreth orës 03:50 në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër.

Mjeti nën pronësinë e 67-vjeçarit R.B. dyshohet se është djegur si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.