Një makinë tip “Audi”, me targa të huaja është djegur gjatë natës, në lagjen nr.13, në Durrës.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije për “DurrësLajm” se makina në pronësi të pushuesve nga Maqedonia e Veriut, ka marrë flakë aksidentalisht.

Nga zjarri i rënë fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e plotë të saj.