TIRANE – Një makinë është djegur tërësisht pasditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në zonën e Kombinatit, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një makinë zjarrfikëse, e cila bëri të mundur shurajen e flakëve.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.





