Një makinë është djegur në Rrugën e Kombit. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Zjarrfikësja e Mirditës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Dyshohet që shkak për zjarrin në automjet të ketë qenë një defekt teknik.

Nëvendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore.