Një tjetër makinë është djegur në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakë një mjet tip “Audi”.

“Më datë 06.05.2021, në orën 03:50, në lagjen nr. 13, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. H.”, njofton policia.   

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Kujtojmë që një ditë më parë është djegur pjesërisht një mjet tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr.17 në Durrës.