Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Rasti në fjalë ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN.
Policia bën me dije se makina është në pronësi të shtetases M. A., (drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.





