Shtëpia e biznesmenit Albert Isufi në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Sipas informacioneve, në banesë nuk ishte asnjë prej familjarëve në momentin që ra zjarri. Banesa ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në lagjen "Pavarësia".
Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme.
Mendohet se banesa e ndërtuesit Isufi është grabitur dhe më pas i është vendosur zjarri për të mos lënë gjurmë.





